Bibla Shqip

Gjoni 4:23-30 Bibla Shqip (ALBB)

23. Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.

24. Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën''.

25. Gruaja i tha: ''Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë''.

26. Jezusi i tha: ''Unë jam, ai që po të flet!''.

27. Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: ''Çfarë do?'' ose: ''Pse po flet me të?''.

28. Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:

29. ''Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?''.

30. Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.