Bibla Shqip

Gjoni 14:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. ''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!

2. Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t'ju thosha. Unë po shkoj t'ju përgatis një vend.

3. Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.

4. Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën''.

5. Thomai i tha: ''Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?''

6. Jezusi i tha: ''Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.

7. Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë''.