Bibla Shqip

Gjoni 13:5-13 Bibla Shqip (ALBB)

5. Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t'ua fshinte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.

6. Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: ''Zot, ti të m'i lash këmbët mua?''.

7. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj''.

8. Pjetri i tha: ''Ti kurrë nuk do të m'i lash këmbët''. Jezusi iu përgjigj: ''Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua''.

9. Simon Pjetri i tha: ''Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën''.

10. Jezusi i tha: ''Ai që është i larë, s'ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë''.

11. Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: ''Nuk jeni të gjithë të pastër''.

12. Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: ''A e kuptoni këtë që ju kam bërë?

13. Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.