Bibla Shqip

Gjoni 12:17-22 Bibla Shqip (ALBB)

17. Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.

18. Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.

19. Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ''A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij''.

20. Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa grekë.

21. Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ''Zot, duam të shohim Jezusin''.

22. Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.