Bibla Shqip

Gjoni 12:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhi në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

2. Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

3. Atëherë Maria mori një libër vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.

4. Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:

5. ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''.

6. Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda.

7. Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.

8. Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.

9. Ndërkaq një turmë e madhe judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

10. Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,