Bibla Shqip

2 Pjetrit 1:6-16 Bibla Shqip (ALBB)

6. diturisë vetëkontroll, vetëkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmërinë,

7. perëndishmërisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

8. Sepse nëse këto gjëra gjenden në ju me shumicë, nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

9. Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetra.

10. Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.

11. Sepse kështu begatisht do t'ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.

12. Prandaj nuk do të lë pas dore t'ju kujtoj vazhdimisht këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni të patundur në këtë të vërtetë.

13. Por unë mendoj se është e drejtë, përderisa jam në këtë tendë, t'ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend,

14. duke ditur se, së shpejti më duhet ta lë këtë tendën time, sikurse ma tregoi Zoti ynë Jezu Krisht.

15. Por do të kujdesem që, edhe pas largimit tim, ju të mund t'i kujtoni gjithnjë këto gjëra.

16. Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përrallave të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okularë të madhështisë së tij.