Bibla Shqip

1 Gjonit 3:19-24 Bibla Shqip (ALBB)

19. Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t'i bindim zemrat tona para atij;

20. sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.

21. Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë;

22. dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.

23. Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njëri-tjetrin si na urdhëroi ai.

24. Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dimë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha.