Bibla Shqip

1 Gjonit 2:6-14 Bibla Shqip (ALBB)

6. Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.

7. Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi.

8. E megjithatë po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po shkon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë.

9. Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë.

10. Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bën të bjerë.

11. Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.

12. Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të tij.

13. Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun. Djema, po ju shkruaj sepse e keni njohur Atin.

14. Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun.