Bibla Shqip

1 Gjonit 2:22-27 Bibla Shqip (ALBB)

22. Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.

23. Kushdo që mohon Birin, s'ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

24. Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

25. Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.

26. Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t'ju gënjejnë.

27. Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t'ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.