1. Së fundi, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet e të përlëvdohet ashtu siç ndodhi edhe mes jush.
2. Lutuni edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e mbrapshtë e të ligj, sepse jo të gjithë besojnë në Perëndinë.
3. Por Zoti është besnik dhe do t’ju forcojë e do t’ju ruajë nga i ligu.
4. Zoti na bën të kemi besim se ju po i bëni dhe do të vazhdoni t’i bëni gjërat për të cilat ju kemi porositur.